Festa e Sulltan Nevruzit, ritet dhe gatimet në mungesë të festimeve jashtë

Festa e Sulltan Nevruzit, ritet dhe gatimet në mungesë të festimeve jashtë

606
0
Shares

Sot besimtarët bektashinj festojnë Ditën e Nevruzit. Ndryshe nga çdo herë tjetër besimtarët nuk mblidhen të festojnë për shkak të izolimit të përgjithshëm për tu m brojtur nga kroonavirusi.

Kjo ditë përkon me lindjen e Imam Aliut në Qabe dhe simbolizon lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës. Me këtë rast besimtarët shprehin urimet më të mira.

Kreu I Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Mondi ka mbajtur një fjalë për të gjithë besimtarët, të cilavë u ka kërkuar që të luten për të kaluar situatën e vështirë ku edhe ndodhet bota në këtë moment. Përveç mesazhe festive, Baba Mondi u ka dërguar një mesazh të fortë edhe politikanëve, të cilëve u ka kërkuar që të mendojnë më shumë për popullin në këto kohë të vështira pasi në të kundërt do të japin sqarime në botën tjetër.

Ritet e festës:

Gratë apo nuset e shtëpisë hapin dyert e dritaret. Shkojnë dhe derdhin ujë me bollëk në pragjet e shtëpisë, për të pastruar të ligat nga shtëpitë e tyre e për t’i gjetur mbarë e pastër kjo festë. Festa e Sulltan Novruzit simbolizon “shpëtimin e të varfërve dhe njërëzisë, nga dimri i acartë dhe skamja”. Fëmijët përzëjnë gjarpërinjtë nga oborret e kopshtet duke tringëlluar kambana apo zile, më pas bëjnë vizita nëpër shtëpia duke kënduar:

“Mirësevjen, mirësevjen Nevruzi Sulltan,

Mirësevjen, mirësevjen Nevruzi Sulltan,

Merhaba, merhaba Nevruzi Sulltan,

Merhaba, merhaba Nevruzi Sulltan.

Sill gëzim e mbarësi, nuse me fëmijë,

Sill shëndet e lumturi, Nevruzi Sulltan…etj.

Pas këngës gratë e shtëpive u japin fëmijëve vezë të ziera, arra apo edhe bukë me grurë.

Gatimet:

Gatimet dhe ushqimet karakteristike për këtë ditë janë  byreku me 12 lloj të ndryshme barishtesh. Bimët simbolizojnë 12 imamët, 12 muajt e vitit dhe jetën e re që çel në pranverë dhe begatinë për vitin e ardhshëm. Brenda byrekut futet një monedhë. Ai që gjen monedhën thuhet se është me fat. Ai do të kalojë një vit të begatë e me mbarësi. Këtë ditë bëhet kurbani i cili ndahet në 3, 7 ose 12 nishane (numra profetikë) dhe me gjakun e kurbanit ngjyhet balli dhe pëllëmba e djathtë për tu mbrojtur nga e liga.

Gjithashtu gatuhet edhe përsheshi me pulë ose  mish qëngji, qingji i pjekur. Sultiash është ëmbëlsira karakteristike e kësaj dite. Kjo ëmbëlsirë përbëhet nga qumshti, që është simbol i qumshtit të nënës, orizi që sibolizon drithrat, bollëkun.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY