“Të paguash taksa nuk shpallesh tradhtar”, Manjani: Qytetarët nuk dalin për të...

“Të paguash taksa nuk shpallesh tradhtar”, Manjani: Qytetarët nuk dalin për të infektuar, por për nevoja jetike

74
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka dashur të bëjë një sqarim, sa i takon menyres sesi kryeministri Edi Rama i cilesoi ata qytetare te pabindur si tradhtare.

Manjani në rrjetet sociale kerkon qe te vleresohen qytetaret qe dine te sillen dhe qe keto dite kane respektuar karantinen dhe rregullat. Madje, ish-ministri nuk preferon t’i quaje tradhtare, por njerez te cilet kur dalin,  nuk dalin per te infektuar, por per nevoja bazike.

POSTIMI I MANJANIT

Të paguash taksa shpallesh tradhtar!!!
===========
Njerëzit nuk mund të shpallen TRADHTARË pse dolën nga shtëpitë në orarin që u thanë të dalin!!!

Më shumë gjasë ka të ketë luajtur mendsh qeverisa sesa popullintë jetë tradhtar!

Askush nuk do të sëmuret! Sado i papërgjegjshëm që të jetë.

Udhëheqësi dhe kapterri i tij i emëruar në bashki, duhet të kuptojnë ai fillim pse dalin njerzit?

Më së shumti njerëzit dalin se duhet të sigurojnë ushqimin e përditshëm; duhet të paguajnë faturat dhe taksat. Nëse nuk bëhen këto dy gjera, pasoja është uri dhe gjoba nga ato të vërtetat që ti vendos ligji automatikisht, jo si ato virtualet e Facbook.

Si qenkan TRADHTARË njerëzit, që megjithse në vështirësi, qytetarisht paguajnë taksat!! Si ka mundësi?!

E kuptoj që punën e ushqimit të përditshëm nuk e zgjidh dot qeveria, por të paktën një shtyrje të afatit të pagesave të faturave dhe taksave e ka në dorë.

Për këstet e kredisë, nuk e ka në dorë qeveria, por për pagat e taksave e faturave të ujit e dritave po. Kjo në fakt është tradhëtia, të premtosh zgjidhje për problemet që qeveria si la në dorë, pa zgjidhur më parë ato që tërësisht janë në dorën e saj!!!

Shtyjini ato afate! Bëhuni pozitivë! Ofroni një zgjidhje pastaj recitoni vjersha me tradhtarë e kulakë a si e keni temën politike.

E përsëris, njerzit dalin jo për tu sëmurë vetë as për të semurë të tjerët, por për nevoja jetike.

Ndihmojini, mos i shani!

Pa dyshim që ka edhe një takëm të papërgjegjshmish, të cilët dallohen kollaj. Ata nuk rrinë në radhë për të marrë shërbimet apo ushqimet…

Shumica dërrmuese po sillen qytetarisht korrekt duke zbatuar këshillat mjeksore të quarantinës.

Ky është fakt që duhet vlerësuar me fjalë qytetarie, jo tradhtie!

Dhe më në fund:
Po, duhet të vijojmë të qëndrojmë në shtëpi. Ska rrugë tjetër derisa mjekët të na thonë të kundërtën.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY