Izolohen dy manastire në Romë, sa shumë murgesha të infektuara

Izolohen dy manastire në Romë, sa shumë murgesha të infektuara

99
0
Shares

Koronavirus ka goditur dy manastire të Romës ndërsa numri i murgeshave të prekura është 59. Manastiri i parë është ai Bijave të San Camillo në Grottaferrata, ndërsa i dyti është ai i Motrave anxhelike të San Paolo. Të dyja manastiret janë izoluar.

“Murgeshat, të cilët kanë rezultuar pozitive pas testimit për koronavirus kanë qëndruar gjatë të gjithë kohës në manastir. Nuk ka asnjë zonë të kuqe për qytetin”, tha prefekti i Grottaferrata, Luciano Andreotti.

Në manastrin Bijat e San Camillo në Grottaferrata 40 murgesha kanë rezultuar positive ndaj testimit për koronavirus, ndër to njëra është shtruar në spital. Andreotti ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë pasi murgeshat janë duke u mbajtur brenda manastrit të tyre. Sipas disa burimeve, bëhet më dije, se disa murgesha shërbenin dhe në institucione të tjera. Fatmirësisht, mbështetur në direktivat e nxjerra nga qeveria, murgeshat kanë qëndruar brenda në manastir, ndaj mundësia që ato të kenë mund ta përhapin virusin është shumë e ulët.

Një nga murgeshat e manastirit të Figlir di San Camillo tha, “As ne nuk e dimë çfarë të bëjmë, edhe po përpiqemi të kuptojmë se çfarë po ndodh, jemi duke marrë shumë telefonata dhe kryemurgesha është shumë e zënë duke menaxhuar situatën. Por ne jemi mirë, shpresojmë të japin një njoftim kur situata të bëhet pak më e qartë”. Murgeshat kamiliane punojnë me të sëmurët, por në strukturën në Grottaferrata banojnë vetëm ato.

Në manastirin e kongregacionit të murgeshave axhelike të San Paolo, janë raportuar 19 raste pozitive nga 21 të testuara. Në këtë strukturë janë të përfshira një kopësht, një shkollë fillore dhe gjimnaz. Sipas raportimeve rastet pozitive ndaj koronavirusit janë konstatuar kur mësimi ishte pezulluar.a2cnn

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY