E vërteta në pak shifra, ish-deputetja bën analizën: Buxheti ka parà, por...

E vërteta në pak shifra, ish-deputetja bën analizën: Buxheti ka parà, por i ka për oligarkët jo për shqiptarët

217
0
Shares

Ne nje analize te shpjeguar me detaje, ish-deputetja Jorida Tabaku ka treguar si qendron e verteta me buxhetin dhe sesa paketa e prezantuar nga kryeministri Rama eshte ne ndihme te qytetareve.

Sipas Tabakut, ne krye te çdo zgjidhje qe ai prezantoi, qendron e verteta qe vetem per kete vit, qeveria do te paguaje per koncesionet 120 mln euro.

DEKLARATÊ PD, JORIDA TABAKU

Rama thotë që shteti është i varfër për të ndihmuar qytetarët dhe biznesin e vogël në këto ditë të vështira👇

🔵 Vetëm për këtë vit qeveria do paguajë për koncensionet 120 mln euro (14 mld lek) nga buxheti i shtetit dhe përbën 3.3 për qind të totalit të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2019.
🔵 Koncesionet me pagesën më të madhe vetëm për këtë vit do të jenë : koncesioni i Laboratorëve me vlerë 13.6 mln euro, koncesioni i rrugës së Arbrit 21 mln euro, koncesioni i tre inceneratorëve që do t’i kushtojë buxhetit 18 mln euro.
🔵 Plani i djeshëm i qeverisë prek 1.3% të GDP së vendit ndërsa ai i PPP-ve në Shqipëri është sa 12% e GDP-së së vitit 2019.
🔵 Rama i propozon biznesit të vogël të marrë kredi për të mbuluar shpenzimet. Ndërkohë oligarkët e tij marrin 14 mld lek këtë vit nga buxheti i shtetit.
🔵 Kontratat koncesionare për vitin e vështirë financiar 2020 janë rritur me 16% në raport me një vit më parë.
🔵 Buxheti i shtetit ka parà. Kontratat koncesionare të pezulluara mund të rialokohen fare mirë në nevojat dhe domosdoshmëritë për shpenzimet e shtuara spitalore, njerëzit dhe bizneset e vogla në nevojë urgjente për ndihmë nga shteti.
🔵 Vetëm 2 javët e fundit janë zhvilluar 50 mln euro tendera. Vlerë kjo që mund të shkojë direkt për blerjen e tamponëve për testin e COVID 19.
🔵 Qeveria mund të ndhmojë bizesin e vogël duke e shpëtuar nga taksat duke i anuluar parapegesën e taksave që është e padobishme në kushtet aktuale kur 100% e bizneseve të vogla dhe të mesme janë mbyllur.
🔵 Qeveria nuk ka asnjë plan për 500 mijë punonjësve që punojnë në sektorin privat dhe as për punëdhënsit e tyre.
🔵 Bizneset e vogla do të marrin 400$ kompensim në total nga qeveria, ndërsa oligarkët marrin 330 mijë euro në ditë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY