VIDEO/Erion Brace thyen urdhrin e qeverisë, vrap nga liqeni në orarin e ndalimit

Ndaje

Zv/kryeministri Erion Braçe, është parë teksa po bën ecje në Kodrat e Liqenit në një  video të postuar sot në internet nga aktivisti Genc Sejko.

“Zoti kryeminister! Disiplinoni zv kryeministrin sepse ka shkelur rregullin. Presim qe t’i hiqet patenta dhe te gjobitet”, shkruan Sejko.

Lëvizja nga Kodrat e Liqenit në Tiranë apo çdo hapësirë tjeter rekreacioni në vend është ndaluar si masë për të penguar njerëzit që qëndrojnë në grupe duke u bërë burim i shpërndarjes së COVID-19. Por duket se vendim i qeverisë nuk po zbatohet nga vetë ata që e kanë miratuar.

Numri dy i qeverisë ecën në park komplet i qetë dhe i pashqetësuar. Duket i habitshëm veprimi i Erion Braces në thyerje të rregullave në një kohë kur shumica e shqiptarëve janë angazhuar për t’i zbatuar ato. Nëse sot janë gjobitur disa qytetarë për shkelje të ‘shtetrrethimit’, pyetja që shtrohet është çfarë do të bëhet me zv.kryeministrin. Do të gjobitet edhe ai apo do të shkarkohet nga posti qeveritar? Të presim./DRONI.al

Fotografia e Genc Sejko

Zoti kryeminister! Disiplinoni zv kryeministrin sepse ka shkelur rregullin. Presim qe t’i hiqet patenta dhe te gjobitet

Publiée par Genc Sejko sur Jeudi 19 mars 2020

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje