Taksa dhe koronavirusi rrëzojnë qeverinë e Kosovës? Mustafa në takim me Ramush...

Taksa dhe koronavirusi rrëzojnë qeverinë e Kosovës? Mustafa në takim me Ramush Haradinajn

72
0
Shares

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Kryesia e LDK-së ka vendosur të inciojë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti për shkak të mosheqjes së taksës, dhe vendimeve të njëanshme të kryeministrit Kurti, që sipas saj kanë shkelë marrëveshjen e koalicionit.

“Sot ka ndodhur një veprim i papritur e i pa paralajmëruar nga kryeministri Kurti, në kundërshtim me marrëveshjen, se duhet të konsultohet me mua nëse ka vërejtje për ndonjërit nga ministrat. Ishte një vendim arbitrar. Ky vendim na tregon që zotëri Kurti nuk dëshiron të bshkëpunoj me ne. Ne Kemi vendosur të nisim një mocion votëbesimi për këtë”, tha kryetari Mustafa në Konferencën për media pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

Nderkaq, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar sot takimet me kryetarët e partive në vend, që të kërkojë mbështetjen e tyre për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, shkruan Gazeta Express.

Sipas burimeve të Televizionit T7, lideri i parë me të cilin tashmë Mustafa ka nisur takimin është ai i AAK-së.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY