PD pritet të publikojë fakte, Basha: Në 2 javë qeveria ka dhënë...

PD pritet të publikojë fakte, Basha: Në 2 javë qeveria ka dhënë 52 mln euro pagesa dhe tendera për klientë

66
0
Shares

Partia Demokratike pritet të publikojë fakte tronditëe sesi në vetëm 2 javë, qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë.

“Pas pak nga Selia e PD fakte tronditëse se si vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë. Ndërkohë shikoni një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që kemi propozuar prej 10 ditësh”, shkruan Basha.

Basha propozon që për të gjithë të vetëpunësuarit të biznesit të vogël, qeveria t’u dedikojë një pagesë prej 300 euro në muaj për çdo muaj që ata do ta kenë të mbyllur aktivitetin e tyre.

“Për të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria tju paguajë 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur.

Kostoja e kësaj mase shkon nga 20 – 25 milionë Euro/muaj.

Për punonjësit në bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë
që janë të detyruar të rrinë në shtëpi:
• Qeveria duhet të mbulojë të paktën pagën minimale kur ata nuk mund të paguhen fare.
• Për ata që ua paguajnë pagën, kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi.

Kostoja e kësaj mase nga 25 milionë deri 30 milionë Euro/muaj.

Këto janë shpenzime plotësisht të përballueshme për buxhetin kur vetëm një kilometër rrugë e tenderuar kushton 20 milionë dollarë si tek Astiri”.

vijon…

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY