Detaje nga arrestimi i vëllezërve Çala/ Ishin bashkë me familjarët, sa para...

Detaje nga arrestimi i vëllezërve Çala/ Ishin bashkë me familjarët, sa para iu sekuestruan

131
0
Shares

Policia e Shtetit ka mundur të arrestojë dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të cilët akuzohen për një seri vjedhjesh me armë të ndodhura në vend, mes tyre dhe grabitjen e fundit në Rinas, ku u morën rreth 4.6 milionë euro.

Burime bëjnë me dije se arrestimi i dy vëllezërve Klement dhe Eldi Çala është bërë në banesën e tyre të marrë me qira për një vit në zonën e Qerretit, në banesë të pranishëm kanë qënë dhe familjarët e tyre.

Policia u ka sekuestruar 150 mijë euro, 3 automjete Audi, 2 motora BMW, 2 armë zjarri janë gjetur në automjet dhe arme të tjera në banesë.

Në një njoftim paraprak të policisë thuhet se në aksionin për arrestimin e vëllezërve Çala kanë marrë pjesë rreth 300 forca policore, ndërsa më pas do të jepen dhe detajet e plota të arrestimit.

Njoftimi i policisë: 

Megaoperacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore ne fushën e vjedhjeve me armë.

Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Në operacion janë përfshirë 300 forca policore.

Sekuestrohen armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Arrestohen vëllezërit  Klement dhe Eldi Çala.

Vëllezërit, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.

Për detaje të mëtejshme të operacionit do t’ju njoftojmë në përfundim të operacionit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY