7 masat që propozoi Rama, rreth 190 milionë dollarë për epideminë, biznesin...

7 masat që propozoi Rama, rreth 190 milionë dollarë për epideminë, biznesin dhe pagat

682
0
Shares

Kryeministri Rama tha se kemi 7 pika në planin e qeverisë për përballimin e krizës ndërsa njoftoi se deputetët do të marrin gjysmën e rrogës deri në përfundim të luftës, po ashtu edhe anëtarët e qeverisë do të marrin gjysmën e pagës. Nuk preket rroga e Presidentit, tha ai.

Plani ka 7 pika

25 milionë dollarë për ministrinë e shëndetësisë, për pajisje dhe mbështetje për personelin

100 milionë dollarë për kompanitë që kanë vështirësi objektive për pagat e punonjësve të tyre, permes instrumentit te nje garancie sovrane.

65 milionë dollarë për shtresat më në nevojë, biznesin e vogël dhe papunësinë.

20 milionë dollarë në dispozicion të Ministrise se Mbrojtjes per operacionin humanitar.

10 milionë dollarë si fond rezerve për Këshillin e Ministrave per cdo emergjence te paparishikuar.

Do të fshihen kamatvonesat pergjithmone për të gjitha ata që kanë të tilla në energji, përfitojnë  211 mijë abonentë dhe efekt financiar rreth 150 milione dollare.

Do të riskedulojmë tatim fitim për të gjithë biznesin për 20-140 mijë dollarë xhiro

Shtyrjen e dorëzimit të bilanceve per te gjitha bizneset.

Rama nuk tha se nga do te zbriteshin keto fonde.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY