Rama gjen arsyen dhe tregon pse nuk bëhen teste për të gjithë: Duhet të sillemi sikur e kemi virusin

Ndaje

Kryeministri Edi Rama ende nuk e sheh te aryeshme zhvillimin dhe berjen e disa testeve te njepasnjeshme per te gjithe te dyshuarit e mundshem per koronavirus ne vend, nje thirrje qe dhe vete OBSH e beri me urgjence, pasi kjo eshte menyra e vetme per ta menaxhuar virusin.

Sipas Rames, i cili foli per here te pare ne nje media, pas daljeve te shumta nga ERTV, nuk jemi ne nevojen e testeve, pasi po vepron si dhe shtetet e tjera.

Në një lidhje telefonike me News24, Rama tha:

Sot që flasim është kthyer debat mbarëbotëror dhe shumica dërrmuese e shteteve përjashtuar shumë pak raste, janë në anën që jemi dhe ne, nuk testohen të gjithë, vetëm ata që kanë shqetësime të posacme apo janë kontakte të drejtperdrejta të atyre që janë identifikuar të prekur dhe në regjim spitalor, test mund te duam edhe une edhe ti, por ne nuk e dime a e kemi, por edhe pse mund ta kemi, s’na duhet testi sepse 80% e atyre që do preken s’do ndiejnë asgje e s’do ta marrin vesh kurrë qe jane prekur.

Ne duhet të sillemi njësoj sikur e kemi e të mbrojmë veten e të tjerët, te qendrojme ne shtepi njesoj sikur e kemi virusin, e po i beme keto ne e kemi bere detyren tone.

Sakaq, ne iu rikujtojme publikimin e fundit, ku u vertetua se testimet i kryenin njerez te zgjedhur apo ndryshe testime preferenciale dhe jo njerez te thjeshte.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje