Inspektoriati, gjobiten dy fasoneri ne Tirane dhe Berat

Inspektoriati, gjobiten dy fasoneri ne Tirane dhe Berat

82
0
Shares

Inspektoriati Shteteror Shendetesor ISHSH ka gjobitir sot dy biznese per shkelje te rregullave te mbrojtjes nga koronavirusi.

Njoftimi i Inspektoriatit:

Në inspektimet e kryera ditën e sotme nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në zbatim të planit të veprimit për përballimin e COVID – 19, u gjetën me shkelje 2 (dy) subjekte të cilat ushtronin aktivitetin e tyre kundërshtim me Aktin Normativ “Për Parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive” i ndryshuar. Ndaj subjekteve u vendosën masat administrative si më poshtë:

1. ISHSH, dega rajonale Tiranë, vendosi Masë Administrative 500 000 lekë ndaj subjektit me aktivitetit fasoneri.
2. ISHSH, dega rajonale Berat, pas denoncimit të ardhur në Platformën e Bashkëqeverisjes, ushtroi sot në bashkëpunim me Policinë e Shtetit inspektim në subjektin me aktivitet fasoneri. Ndaj subjektit u vendos Masë Administrative 500 000 lekë.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, ka kryer 1401 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin sot më datë 18 mars 2020. Inspektimet dhe monitorimet janë kryer në furra buke, dyqane dhe supermarkete, fasoneri, call centers, fabrika dhe njësi prodhimi, spitale, poliklinika, qendra shëndetësore dhe ambulanca, farmaci etj.

Jemi në terren gjatë gjithë kohës. Kujdesemi Për Shëndetin Tuaj. Zbatoni masat për parandalimin e përhapjes së COVID 19.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY