Rama nënshkruan me Bankën vendimin që mori vetë Banka Qendrore para tri...

Rama nënshkruan me Bankën vendimin që mori vetë Banka Qendrore para tri ditësh

55
0
Shares

Banka e Shqipërisë ka nënshkruar bashkë me Kryeministrin Rama një urdhër të dyshimtë nga ana ligjore dhe skema e varësive mes dy institcuineve ku përcaktohte koha e shtyrjes së pagesave të kredive nga biznese dhe individë.

Urdhëri u nënshkrua sot pasdite nga Guvernatori Gent Sejko dhe Kryeministri Rama ndërsa teksti nuk është asgjë më shumë se sa një vendim që mori Banka e Shqipërisë para pak ditësh fill pas kërkesës së opozitës që Banka qendore të lehtësonte pageat për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Firma e Kryeministrit në atë urdhë nuk i jep atij më tepër obligime dhe as nuk e bën atë më të detyrueshëm sa ishte pak ditë më parë. Thjesht Banka e Shqipërisë i ka bërë një qokë Kryeministrit në fushën e tij të pasionit, PR-in. Ndërkohë nga kënvështrimi i linjës institucionale, urdhri shkrin kufinjtë që ndan qeverinë nga sistemi financiar në vend, aq më tepër nga bankat dhe agjencitë private financiare. Në asnjë rast qeveria nuk mund të urdhërojë këto biznese ndërkohë që kjo varësi krijohet vetëm mes rregullatorit dhe tregut financiar.

Sipas këtij urdhri që zbaton vendimin e mëhershëm të Bankës, shlyerja e kësteve të kredive shtyhet deri më 31 Maj.

Më poshtë entuziasmi i Ramës dhe urdhri që do të hyjë në histori si një dokument i parë i këtij lloji.

🔴 U THA U BË!

🔴 SAPO E FIRMOSA PO JU’A ÇOJ PËRPARA SE SA TË PROTOKOLLOHET PAS PAK MINUTASH, TË GJITHË ATYRE QË KANË NJË BIZNES DHE JANË NË HALL ME BANKAT PËR SHKAK TË LUFTËS🤗

🔴 JU LUTEM TË GJITHËVE MIQ, KINI BESIM DHE BËNI DURIM🙏

I LOE YOU👐🏿

Fotografia e Edi Rama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY