Guvernatori i Venetos i vendosur: Do t’iu bëjmë tamponin të gjithëve, kostoja...

Guvernatori i Venetos i vendosur: Do t’iu bëjmë tamponin të gjithëve, kostoja s’më intereson!

45
0
Shares

Guvernatori i Venetos, Luca Zaia ka marrë një vendim final në vazhdën e përpjekjeve për të frenimin e koronavirusit.

Zaia deklaroi se në rajonin e tij, do t`i bëhet tampon të gjithë popullatës. “ Duhet të identifikojmë personat që janë pozitivë, por asimptomatikë. Sa më parë ta bëjmë këtë, aq më shpejt do të mund t`i izolojmë. Ne jemi në gjendje të bëjmë 20-25 mijë tampone në ditë dhe rezultatin ta kemi në tryezë brenda katër orësh”, deklaroi guvernatori, raportojnë mediat e vendit fqinj.

 

Ai shpjegoi se në 3 mijë tampone kishin zbuluar 66 persona pozitivë pa shenja të sëmundjes. Zaia këshilloi dhe pjesën tjetër të vendit të ndjekë shembullin e tij, por kjo duket e vështirë.

Strategjia e tamponëve po funksionin edhe në Korenë e Jugut , ku autoritetet vendase iu përgjigjur ndryshe epidemisë me përmasa të ngjashme.

Jeremy Konyndyk, nga Qendra e Uashingtonit për Zhvillim Global, thotë se testimi në masë mund t’iu japë vendeve një pamje më të qartë të shkallës së epidemisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY