FOTO/Kjo është gruaja që provoi vaksinën e koronavirusit, si reagoi ndaj injektimit

FOTO/Kjo është gruaja që provoi vaksinën e koronavirusit, si reagoi ndaj injektimit

58
0
Shares

Prova klinike për vaksinën e koronavirusit filloi sot (16 mars) në Shtetet e Bashkuara. Mediat e huaja shkruajne se një grua e shëndetshme ishte baza e eksperimentit të vaksinës. Testimi është financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, dhe po zhvillohet në Seattle të Uashingtonit.

Megjithatë ekspertët sqaruan se testimi do të zgjasë për një periudhë kohore duke filluar nga një vit e deri në 18 muaj, përpara se të provohet plotësisht efikasiteti i saj. Testimi filloi me një vullnetare të shëndetshme, 45 vjeçare të identifikuar si Jennifer Haller, e cila u shpreh:

“Të gjithë ndihemi kaq të pafuqishëm. Kjo është një mundësi e mahnitshme për mua për të bërë diçka”. Pas vaksinimit ajo është parë e qetë dhe me një buzëqeshje në fytyrë tha: “Ndihem mirë”.

Sakaq, sipas specialistëve, nuk ka mundësi që vullnetarët të infektohen pasi vaksina nuk përmban virus. Por qëllimi i kësaj prove është të përcaktojë që vaksina nuk shkakton efekte anësore serioze. Ndërkohë kujtojmë që në të gjithë botën deri më tani si pasojë e virusit famëkeq kanë humbur jetën 7,100 persona.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY