Rama tregon për shëndetin e të prekurve nga koronavirusi: 20 motra e...

Rama tregon për shëndetin e të prekurve nga koronavirusi: 20 motra e vëllezër janë të shtruar në spital

69
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka bërë një përmbledhje të shëndetit të të prekurve me koronavirus.

Në në një status në Facebook ka bërë të ditur se në spitalin infektiv janë të shtruar 20 persona të infektuar me  koronavirus. Të infektuarit janë të moshës nga 30 vjec deri 85 vjec.

Sipas kryeministrit, nga 20 personat e shtruar, 3 janë në reanimacion, ku njëri preh tyre është me frymëmarrje të drejtuar.

Edi Rama: Sot, në vigjilje të javës që sipas të gjitha statistikave ngre furtunën kemi të shtruar 20 motra e vëllezër, nga të cilët

10 janë të moshës 60-85 vjeç
6 janë të moshës 50-60 vjeç
4 janë të moshës 30-49 vjeç

Vetëm 3 prej të shtruarve janë në reanimacion dhe 1 prej tyre me frymëmarrje të drejtuar. të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme dhe 3 nga këta shfaqin shenja inkurajuese përmirësimi

Zoti u dhëntë mjekëve e infermierëve që kujdesen për ta të gjithë forcën e frymëzimin që u duhet dhe lutjet tona lehtësofshin rrugën e kthimit në jetën normale të çdonjërit prej të shtruarve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY