Pacientja zero shërohet nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, del nga spitali

Pacientja zero shërohet nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, del nga spitali

77
0
Shares

Del nga spitali pacientja zero, në Maqedoni. Lajmin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë, e cila informon se pacientja e parë në Maqedoni me koronavirus sot ka dalë nga spitali dhe është dërguar për vijim të kujdesit në trajtim shtëpiak.

Ajo tashmë është testuar për herë të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negativ.

Gjendja e pacientëve tjerë është e qëndrueshme, përfshi këtu edhe gjendja e pacientes e cila është me aparat të frymëmarrjes.

Edhe pesë pacientët e tjerë që po kurohen në spitalin e Dibrës janë në gjendje të mirë shëndetësore. Për momentin priten rezultate për tre persona nga Dibra.

Numri i te prekureve nga koronavirusi ne Ballkan, eshte shume here me i vogel se ne Itali, e cila vetem 24 oret e fundit, arriti 340 viktima dhe numrin total te tyre ne 1800.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY