“Pra lejohet grumbullimi masiv në fasoneri dhe call centers”, Pakoka: T’i thotë...

“Pra lejohet grumbullimi masiv në fasoneri dhe call centers”, Pakoka: T’i thotë dikush se virusi nuk infekton part time

77
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nga shtepia e tij vijon te tregoje masat e fundit qe ka vendosur per te ndaluar perhapjen e koronavirusit.

Pak minuta me pare ai ndaloi dhe ecjen ne kembe, ndersa u shpreh se fundmi se do te pergatitet dhe masat per te ndaluar daljen e pensionisteve.

Keto vendime kane terhequr vemendjen e ish-deputetit Edi Paloka, i cili ka bere dhe disa meme per te ironizuar vendimet, te cilat sipas tij, jane shume kontradiktore.

Reagim i nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka

Kryeministër qesharak dhe i rrezikshëm! Deri në orën 18.00 lejon lëvizjen e njerëzve, lëvizjen e makinave, grumbullimet masive ne qendrat e punës (fasoneri dhe call centers), shëtitjet në rrugë, por pas orës 18.00, qytetarët nuk lejohen të dalin në këmbë. Dalje paradite dhe karantinë pasdite është një tallje e dhimbshme me jetën e shqiptarëve, për faktin e vetëm se Edi Rama nuk do që të prekë lekët e oligarkëve të vet.

Koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe me gjoba ndaj qytetarëve. Karantina nuk funksionon part time. Dikush duhet ti thotë në bunkerin ku është izoluar se virusi nuk infekton part time. Zgjidhja është karantinë e plotë, fillimisht për të paktën 14 ditë, rimbursim i bizneseve, rimbursim i pagave, ushqime për të moshuarit dhe më të varfërit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY