Koronavirusi sundon Italine, sot dita me numrin me te madh te viktimave

Koronavirusi sundon Italine, sot dita me numrin me te madh te viktimave

352
0
Shares

Deri në orën 17:00 të ditës së sotme datë 16 mars 2020 në Itali janë regjistruar 27 980 persona të infektuar e 2158 viktima. Brenda 24 orëve janë shënuar 349 viktima më shumë. Numri i personave të shëruar është 2749, lajmerojne autoritetet italiane.

1851 prej tyre po kurohen në terapi intesive, 11025 në struktura spitalore e 10197 në kushte shtëpie.

Rajoni i Lombardisë është më shqetësuesi në përhapjen e pandemisë Covid -19. Deri më sot ky territor ka regjistruar 14 649 të infektuar e 1420 viktima me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 202 viktima më shumë. 823 prej personave të infektuar ndodhen në terapi intesive, 63 më shumë se një ditë më parë.

Ndërsa, 6 171 pacientë të tjerë po kurohen në struktura spitalore. I vetmi rajon ku nuk ka asnjë viktimë me koronavirus është ai i Bazilikated ku janë regjistruar 12 persona të infektuar. Deri më sot në Itali janë kryer 137 932 tampone.

Kjo eshte java e dyte e masave drastike ne Itali nderkohe qe bilanci po rendohet. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY