Gjatë 24 orëve të fundit, bie ndjeshëm numri i testeve për koronavirus...

Gjatë 24 orëve të fundit, bie ndjeshëm numri i testeve për koronavirus nga ISHP

103
0
Shares

Ne Shqiperi jane 51 raste me COVID-19, shifer e konfirmuar sot nga zv.ministrja e Shendetesise ne nje dalje direkte.

Sipas informacioneve te fundit dhe statistikave, vlen të theksohet se gjatë dy ditëve të fundit ka rënë numri i testeve të bëra sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, u bënë 31 teste, kurse ditën e djeshme 27 të tillë. Në total, gjatë dy ditëve të fundit janë kryer 58 teste, nga të cilat 13 raste kanë rezultuar pozitve.

Përveç datës 7 mars, kur nuk ishte konfirmuar ende rasti i parë më koronavirus, në të gjithë datat e tjera, ISHP ka kryer më shumë teste krahasuar me 48 orëshin e fundit.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë ulje të beftë të numrit të testeve të kryera, ndërsa po ashtu, Task Forca ka ndryshuar mënyrën e raportimit të të dhënave sot duke mos pasqyruar numrin e telefonatave me kodin “COVID-19”. Gjatë ditës së djeshme u raportua se nga 7 247 telefonata të mbërritura në numrin 127, 4 468 telefonata ishin me kodin “COVID-19”. Kjo e dhënë sot mungoi.

Teste të kryera
10 mars – 114 teste
11 mars – 127 teste
12 mars – 298 teste
13 mars – 159 teste
14 mars – 48 teste
15 mars – 27 teste
16 mars – 31 teste

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY