Basha: Shqetesimi yne jane qytetaret, mjeket dhe ekonomia

Basha: Shqetesimi yne jane qytetaret, mjeket dhe ekonomia

119
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri një lidhje skype në Open nëTop Channel ku foli për masat e propozuara nga Partia Demokratike.

Kryeministri i refuzoi masat e propozuara nga ju, madje në fillim i quajti maskaradë?- e pyeti Eni Vasili.

‘Unë i kam refuzua komentet politike. Kjo për aryse se qëllimi i vetëm tani është shëndeti i qytetarëve tanë. Unë di që masat e mia janë adoptuar që edhe pse në fillim u refuzuan. Është anulluar konçensioni i Chekup-it. Është adoptuar masa për subvensionet ekonomike që bizneset e vogla të paguajnë punonjësit që janë në shtëpi. Tani neve i sigurojmë qytetarëve që opozita po jep një alternativë dhe që opozita është zëri i qytetareve’- tha Basha.

Ne vijim ai tha se ka 3 shqetësime tani. Ata janë mjekët të cilët po infektohen. Si shqetësim të dytë, Basha përmendi mungesën e kapaciteteve në spitale. Gjithashtu Basha tha se nuk ka tampone mjaftueshëm për të bërë testimin e të infektuarve.

Në qoftë se do të ishit kryeministër, çfarë do të bënit?- e pyeti Eni Vasili.

‘Masa e parë do të jetë dhënia e një fondi për të pajisur mjekët me masat mbrojtëse si dhe spitaleve duke i shtuar kapacitetet. Si masë e dytë do të jetë subensioni i bizneseve të vogla që është shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare. Subvension që biznesi të paguajë punonjësit. Të kujtojmë që pas kësaj dallgë që është shëndetësore po vjen një dallgë ekonomie. Masa e tretë do të jetë në ekonomi’- tha Basha.

Jemi një vend i varfër, sapo kaluam tërmetin, ku do i gjeni paratë?- e pyeti Eni Vasili.

Nuk jemi Gjermania apo Franca që të japim miliarda. Do anulloja konçensionet. Janë 120 milion euro që shkojnë për 10 oligarkë- tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY