BULQIZE/ Nuk mund te beje joga, mbledh kanace!

BULQIZE/ Nuk mund te beje joga, mbledh kanace!

115
0
Shares

Ish deputetja e PD, Dhurata Çupi sjell historinë e një qytetari që mbledh kanaçe në Bulqizë dhe që nuk rri dot në karantinë se i duhet të sigurojë bukën e fëmijëve. Alternativa e Rames per me te varfrit, uria ose rreziku nga infektimi. Duhet urgjent një paketë ndihme ekonomike dhe sociale për qytetarët nga qeveria siç propozon PD

Historia

Sabiti  jeton në Bulqizë duke mbledhur kanaçe tek mbetjet ushqimore në Qafë Buall. Ai e ka të pamundur, në kuptimin e plotë të fjalës, të qendrojë në karantinë, sepse i duhet të zgjedhë mes mundësisë për të mos u infektuar dhe urisë së sigurtë të fëmijëve. Dita kur ai nuk do të dalë të mbledhë kanaçe për të fituar 3 mijë lekë të vjetra në ditë, do të jetë dita e urisë për familjen.  Fatkeqësisht, familjet si ajo e Sabitit, janë me mijëra në Shqipëri.  Ndryshe nga sa predikon kryeministri, ata as nuk bëjnë dot joga, as nuk kanë luksin të ushqehen dot 2 herë në ditë.
Duke mos marrë asnjë masë që i ndihmon ata, qeveria i ka lënë më të varfrit të përballen vetëm me 2 alternativa: me koronavirusin ose me urinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY