U kërkoi qytetarëve izolimin në shtëpi, por kryeministri kanadez jep ndihmë financiare...

U kërkoi qytetarëve izolimin në shtëpi, por kryeministri kanadez jep ndihmë financiare për popullin

64
0
Shares

Kanadaja iu vjen në ndihmë shtetasve të saj për përballimin e situatës nga koronavirusi. Ndërsa vendi përgatitet për një ngadalësim ekonomik, i shkaktuar nga koronavirusi dhe një rënie në çmimet e naftës, Trudeau tha që qeveria e tij planifikon t’i japë dritën jeshile një plani stimulimi ekonomik në shkallë të gjerë, në ditët e ardhshme.

“Askush nuk duhet të shqetësohet për pagesën e qirasë, blerjen e ushqimeve ose kujdesin shtesë për fëmijë për shkak të Covid-19. Ne do t’i ndihmojmë Kanadezët financiarisht”, deklaroi Trudeau.

Ne kemi një situatë të jashtëzakonshme, kemi autoritete të shquara të shëndetit publik, të cilët janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme. Ne do ta kapërcejmë këtë së bashku”, tha kryeministri, i cili ka qenë në izolim pasi gruaja e tij, Sophie Grégoire Trudeau testoi pozitive për Covid-19 të enjten.

Trudeau tha se ai nuk ka simptoma. “Sigurisht, [të punosh nga shtëpia] është e papërshtatshme dhe disi zhgënjyese. Ne të gjithë jemi qenie sociale, në fund të fundit”, tha ai. “Por ne duhet ta bëjmë këtë sepse duhet të mbrojmë fqinjët tanë dhe miqtë tanë – veçanërisht të moshuarit më të prekshëm dhe njerëzit me probleme të tjera”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY