Pedagogia shqiptare në Oxford: Ja pse sapuni vret virusin më mirë se...

Pedagogia shqiptare në Oxford: Ja pse sapuni vret virusin më mirë se alkooli

55
0
Shares

Ndërkohë që shumë njerëz nuk binden se sapuni është më efektiv se alkooli, pedagogia shqiptare në Oxford ka treguar disa këshilla për të treguar pse alkooli vret koronavirusin më mirë se alkooli.

Bëhet fjalë për pedagogen shqiptare Detina Zalli, kërkuese shkencore e cila jeton dhe punon në Oxford, Angli e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar qartë dallimin mes efektit që jep sapuni dhe alkoolit.

Rregullat:

1- Sapuni përmban substanca të ngjashme me yndyrën e njohur si amfifilet.

2- Amfifilet kanë struktura shumë të ngjashme me lipidet që ndodhen ne membranën e virusit.

3- Molekulat e sapunit “konkurrojnë” me lipidet në membranën e virusit.

4-  Sapuni heq “ngjitësin” që gjendet midis virusit dhe lëkurës tonë,  heq ngjitesin që mban së bashku proteinat, lipidet dhe ARN-në qeë përbëjnë virusin, kështuqe virusi ndahet dhe vdes.

ALKOOLI

1- Vret viruset në një mënyrë të ngjashme.

POR…

2- Duhet të përdorni sasi më të madhe sesa sapuni dhe…

3- Nuk i dihet nëse i keni fërkuar mirë duart që alkooli të thithet nga e gjithë lëkura.

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY