Nuk binden për ‘shtetrrethim’, policia gjobit 745 drejtues mjetesh, arreston 5 prej...

Nuk binden për ‘shtetrrethim’, policia gjobit 745 drejtues mjetesh, arreston 5 prej tyre

42
0
Shares

Shkon në 745 numri i drejtuesve të automjeteve, të ndëshkuar me masë administrative për shkak të se nuk kanë respektuar urdhrin e dhënë për ndalim qarkullimi të automjeteve, në qytetet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, Lezhë e Shkodër.

Ndërkohë ka pasur dhe nga ata që kanë rezultuar të dehur apo që kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Vihen në pranga 5 drejtues mjetesh, në Tiranë, Lushnjë, Fier, Vlorë e Elbasan, të cilët në kundërshtim me urdhrin dhe në gjendje të dehur qarkullonin në rrugë, si dhe një drejtues mjeti në Shkodër për kundërshtim me dhunë ndaj punonjësit të rendit publik.

Gjithashtu, procedohen edhe tre drejtues mjetesh në Shkodër, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

93 drejtuesve të mjeteve u janë bllokuar makinat dhe shoqëruar në komisariate pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për masën administrative, për  thyerjen e urdhrit për ndalim qarkullimi të automjeteve

Shërbimet e Policisë vijojnë  pa ndërprerë monitorimin e rrugëve urbane e interurbane, për zbatimin e  masave shtesë, për të mos lejuar qarkullimin e mjeteve, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë kufizimin e lëvizjes me mjete, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, pasi në të kundërt do përballen me sanksione të përshkallëzuara ligjore sipas normave te përcaktuara ne Kodin Rrugor Shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY