Kryeministri kujdeset që të këshillojë shqiptarët: Bëj ushtrime frymëmarrje jogash, agjërim 16-orësh

Kryeministri kujdeset që të këshillojë shqiptarët: Bëj ushtrime frymëmarrje jogash, agjërim 16-orësh

35
0
Shares

Në komunikimin e tij virtual me ndjekësit në Facebook,kryeministri Edi Rama na tregoi si po e kalonte ai ditën e tij në shtëpinë në Surrel, duke i lodhur dhe me shume shqiptaret me keshilla sesi ta kalojne izolimin, kur ne fakt shume prej tyre nuk kane as kushtet minimale.

“Po ju tregoj një nga gjërat që po bëj, ushtrime frymëmarrje joga të thjeshta e ushqim vetëm brenda 8 orëve, agjerim 16 orë, e kam me provë është super për trupin e mendjen. Më e mira do bëhet me besim e durim”, tha Rama.

Duke theksuar se kjo është një luftë reale me një armik që ka sulmuar mbarë botën, Rama ka treguar edhe se ku e ka bërë ai zborin kur ishte i ri, teksa tha se kjo jetë e re për shqiptarët nuk është aspak si ato stërvitjet ushtarake gjatë zborit.

Që ta ndajmë mendje mirë miq, kjo jeta e re që sapo ka nisur s’është si ato stërvitjet ushtarake në kohën e zborit që na zgjonin me sirena ne 3 te mengjesitme alarm false per agresionin anglo amerikan, une te pakten andej e kam bere zborin, kodrave të Mamurrasit, për të rrezuar me karabinat tona avionët bombardues të imperializmit. Jo, jo kjo është një luftë e vërtete me një armik të vërtetë që ka sulmuar mbarë njerëzimin e ka aftësinë të godasë në mënyrë të frikshme sistemet mbrojtës shëndetësor pa dallim sado i zhvilluar të jetë nje vend”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY