Koronavirusi/Kryemadhi poston foton duke hekurosur rrobat: Ditën e verës e festojmë ndryshe...

Koronavirusi/Kryemadhi poston foton duke hekurosur rrobat: Ditën e verës e festojmë ndryshe këtë vit

43
0
Shares

Për kryetaren e Levizjes Socialiste per Integrim, keto dite kane qene ndryshe dhe nje ndryshim nga rrjedhja normale.

Kryemadhi ka bërë një urim ndryshe me rastin e Ditës së Verës, por që në Shqipëri po festohet në kushtet të shtëpisë për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Ditën e verës e festojmë ndryshe këtë vit. Një përshëndetje për të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes. 🌼

Gjendja e krijuar prej ndryshimit të rrjedhës normale të jetës ka krijuar ndjenja pasigurie, por ndërsa marrim masat e duhura dhe lutemi për më të mirën, le të ndalojmë për të vlerësuar ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të kaluar sa më shumë kohë pranë.

Të kujdesemi për familjen, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkë do t’ja dalim. 🌼”,-shkruan ajo ne rrjetet sociale.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY