Kompanite celulare te Italise, internet falas per italianet e mbyllur ne shtepi

Kompanite celulare te Italise, internet falas per italianet e mbyllur ne shtepi

99
0
Shares

Kompanitë e telefonisë celulare në Itali kanë ofruar minuta dhe internet pa limit për abonentët e tyre, si mënyrë për t’iu gjendur pranë në ditët kur vendi është në izolim total për shkak të koronavirusit.

Që prej pezullimit të shkollave dhe universiteteve, nxënësit dhe studentët po studiojnë online.

Po ashtu edhe ata që janë në punë dhe mund të punojnë online, prej një jave tashmë, po punojnë nga shtëpitë, kështu që internet falas është një mundësi e mirë ofruar nga kompanitë italiane.

Një ditë më parë, edhe Partia Demokratike i kërkoi qeverisë që në vend që të përdorë kompanitë celulare për të shpërndarë propagandë, t’i kërkojë atyre të ofrojnë internet falas për për të ndihmuar fëmijët që po mësojnë online në këto ditë izolimi.

Prej 2 ditësh, kompania Vodofane detyroi abonentët e saj të dëgjojnë një mesazh audio të Kryeministrit Rama, me “këshilla” për t’u mbrojtur nga koronavirusi, para telefonatave thirrëse apo marrëse të tyre.exit.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY