DETAJE/Burri i infektuar në Fier ishte në të njëjtin avion me 73...

DETAJE/Burri i infektuar në Fier ishte në të njëjtin avion me 73 vjeçaren që vdiq në Durrës

108
0
Shares

Diten e sotme harta e infektimit nga koronavirusi u zgjerua deri ne Fier, me 4 raste te tjera brenda 24 oreve.

Abcnews.al shkruan se një nga katër rastet e konfiruara në Fier është një 66 vjeçar nga Patosi, i cili është kthyer nga Italia më datë 3 mars.

Burime bëjnë me dije se 66 vjeçari nga Patosi ka qenë në të njëjtin avion me 73 vjeçaren që ndërroi jetë nga Durrësi. Më pas, 66 vjeçari ka shkuar me një furgon pasagjerësh nga Tirana për në Fier dhe më pas me një tjetër furgon nga Fieri për në Patos.

Po ashtu, gjatë ditëve që ka qendruar në Patos, burri ka marrë pjesë në një festë me të njohur duke u futur edhe në bashkinë e qytetit.Kështu, ka dyshime se ai ka infektuar edhe të tjerë gjatë kësaj periudhe.

Rikujtojme dhe njehere rastet e pergjithshme:

Tiranë 19 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 1 rast
Elbasan 2 raste
Fier 4 raste
Rrogozhinë 2 raste.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY