Basha mesazh mjekëve: Jeni heronjtë tanë! Shqipëria iu sheh me admirim

Basha mesazh mjekëve: Jeni heronjtë tanë! Shqipëria iu sheh me admirim

23
0
Shares

Lulzim Basha shkruajti një mesazh solidariteti për mjekët dhe infermierët, të cilët po përballen me situatën e vështirë të krijuar nga koronavirusi. Basha shkruan se “askush nuk ju sheh çuditshëm”, ndërsa thotë se e “gjithë Shqipëria ju shikon me admirim”. Lulzim Basha shpreh “mirënjohje të thellë” për të gjithë mjekët dhe imfermierët.

Lulzim Basha: Të dashur mjekë, infermierë dhe punonjës të shëndetësisë kudo në Shqipëri dhe personeli i Spitalit Infektiv në Tiranë! Jeni heronjtë tanë!

Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkqytetarëve tuaj.

Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!

Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY