Vokshi: Asnje prej sanitareve ne Durres nuk ka bere testin e infektimit

Vokshi: Asnje prej sanitareve ne Durres nuk ka bere testin e infektimit

32
0
Shares

Ish deputetja e PD, Albana Vokshi tha sot se zoteron nje informacion sipas te cilit asnjenpeej sanitareve te spitalit te Durresit nuk u eshte bere testi i koronavirus.

Nderkaq nje dite me pare zv/ministrja e Shendetesise Mira Ratkiceri tha se po ndiqet e gjithe linja epidemike e gruas qe vdiq nga koronavirusi ne Durres nderkohe qe ishte e shtruar ne spital.

Postimi i Vokshit:

Sot, kam marrë disa shqetësime nga punonjës të Spitalit #Durrësit. Asnjë prej sanitareve që kanë shërbyer për 3 ditë në dhomën ku ka humbur jetën zonja 73 vjeçare, nuk i është bërë testi i #coronavirusit. Secila prej 9 sanitareve është në shtëpi, rrethuar nga familjarë e të afërm. Gjithësecili prej tyre rrezikon të jetë i ekspozuar ndaj virusit.

Task Forca, të marrë masa për të testuar cdo qytetar që ka qenë i ekspozuar e në kontakt me të ndjerën si dhe me personat që kanë qenë në dhomën e saj apo në ambjentet ku ajo ka kaluar, apo dhomat e mjekëve.

#JoPanikut
#PoShërbimitNdajQytetarëve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY