‘Shtetrrethimi’/Vasili replikë Ramës: Kufizimet absolute kërkojnë zgjidhje alternative që ti s’i bën

‘Shtetrrethimi’/Vasili replikë Ramës: Kufizimet absolute kërkojnë zgjidhje alternative që ti s’i bën

47
0
Shares

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka nje replike ndaj kreyminsitrit Edi Rama, pasi reagoi disa here  në lidhje me masat e marra për mbrojtjen nga koronavirusi.

Vasili i kërkon Ramës të “kthehet në detyrë” sepse “mjekët dhe infermierët” e dinë dhe e bëjnë “shkëlqyeshëm punën e tyre”. Vasili, lidhur me masat, kërkon që ato të shoqërohen me zgjidhje alternative për qytetarët.

Kryeministër qëndro korrekt! Kryeministër mos përzjej politikën me pandeminë. Kryeministër, pandemia dhe tërmeti kanë zero lidhje me njëra-tjetrin! Kryeministër mos i pengo më profesionistët me mesazhe të gabuara, lëri të qetë që të punojnë! Kryeministër pandemia kërkon fonde që ti nuk i jep! 

Kryeministër kufizimet absolute kërkojnë edhe zgjidhje alternative që ti nuk i bën! Kryeministër ktheju detyrës, bëj kryeministrin, se mjekët e infermierët e dinë dhe e bëjnë shkëlqyershëm punën e tyre. Kryeministër boll me mesazhe të turpshme si ky që the sot: “Besim motra e vëllezër besim, ne do ta mundim koronën dhe do të dalim më të fortë nga kjo luftë, siç dolëm nga goditja e tmerrshme e tërmetit”!, shkruan Vasili.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY