Rama e quan ‘shtetrrethim’: Si do veprohet me transportin e ushqimeve dhe...

Rama e quan ‘shtetrrethim’: Si do veprohet me transportin e ushqimeve dhe barnave, mesazh për mediat

102
0
Shares

Pasi vendosi që Tirana dhe Durrësi të vendoseshin në karantinë për 3 ditë për shkak të koronavirusit, vjen një tjetër mesazh nga kryeministrit Edi Rama.

Përmes një mesazhi në “Facebook” thekson se të gjithë automjetet e mediave audiovizive duhet të akreditojnë automjetet e trupave të tyre gjatë ‘shtetrrethimit’.

Sipas tij, do të lëvizin vetëm mjetet shtetërore, autoambulanca dhe automjetetet që kryejnë shërbime publike. Rama shprehet se këto janë masa të domosdoshme për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

MESAZHI I RAMES

SIPËRMARRJET QË KRYEJNË SHËRBIME TRANSPORTI DHE FURNIZIMI ME MALLRA USHQIMORE APO FARMACEUTIKE NË PERIMETRIN TR-DR, DUHET TË AKREDITOJNË AUTOMJETET TRANSPORTI TË PUNONJËSVE TË TYRE, SI EDHE VETË PUNONJËSIT EMËR PËR EMËR, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT.

🔴 PËR TË KRYER SHËRBIMET E TYRE INFORMATIVE GJATË “SHTET-RRETHIMIT” TË FUNDJAVËS BRENDA PERIMETRIT TR-DR MEDIAT TELEVIZIVE DUHET TË AKREDITOJNË AUTOMJETET E TRUPAVE TË TYRE, PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT NË TIRANË.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY