Mjeku reagon pas sulmit nga Rama: Ndjehem i pezmatuar, mesazhi im ishte...

Mjeku reagon pas sulmit nga Rama: Ndjehem i pezmatuar, mesazhi im ishte për të shpëtuar jetë

228
0
Shares

Doktori i Urgjences ne QSUT, Ilir Allkja diten e djeshme beri buje me nje video-mesazh te publikuar ne rrjetet sociale, teksa shprehte shqetesimin e tij lidhur me situaten e koronavirusit i cili ka mberritur ne vendin tone.

Doktori fliste për kursimin e jetëve të bluzave të bardha, por si kundërpërgjigje, u akuzua për propagande politike dhe dezinformim.

Doktori foli në Ditarin e orës 09:00 në A2CNN për kushtet në të cilat punon urgjenca dhe pse ai vendosi ta bëjë publike atë videon.

Unë nuk kam thënë në asnjë rast se nuk ka maska apo nuk ka veshje speciale. Unë vendosa ta bëja publike atë video, për arsye se kam komunikuar disa herë me drejtorin e urgjencës, ku i kam shprehur shqetësimet e mia në lidhje me mënyrën e filtrimit të telefonatave dhe për mënyrën se si na dërgojnë në misionet jetëshpëtuese. Më ka ndodhur që më kanë nisur për një rast neurologjik dhe ka dalë një rast me temperaturë, vështirësi në frymëmarrje. Ka pasur disa raste të tilla dhe ja kam dërguar drejtorit. Në vend që të ndjehesha i mbështetur, ka pasur një shurdhëri komplete. Unë kam dashur të shpreh se instancat duhet të bëjnë kujdes.

Unë jam ndjerë tejet i pezmatuar nga politizimi i skajshëm. Ndaj meje është bërë një status partizan. Në punë, unë jam gjithmonë gati në shërbim të pacientëve. Kanë gjetur në profilin tim një veshje speciale, e cila është për ebolën dhe jo koronavirusin. Unë aty ngre tjetër çështje. Ndoshta ka ndodhur nga pakujdesia.

Shumica e njerëzve janë arkaikë. Unë jam njeri i lirë dhe kam të drejtat e mia të protestoj, kundër një regjimi autoritar. Unë punën time e bëj në mënyrë korrekte, pastaj shteti nuk është i Edi Ramës, por i të gjithëve. Nuk kanë asnjë të drejtë të më linçojnë në këtë mënyrë barbare, duke filluar që nga kryeministri i vendit, i cili vetëm kryeministër nuk është, ministrja, e cila duhet të jetë aleate me mjekët. Unë nuk kisha asnjë mesazh politik në atë video-mesazhin tim, ishte për të përmirësuar gjendjen, për të shpëtuar jetë dhe nuk kishte një arsye për ta politizuar”, u shpreh doktori.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY