VIDEO/Doli duke larë duart dhe i tensionuar, Rama-qytetarëve: 5 mijë euro gjobë...

VIDEO/Doli duke larë duart dhe i tensionuar, Rama-qytetarëve: 5 mijë euro gjobë për ata që nuk vetëkarantinohen

72
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka dale ne një deklaratë nga zyra e tij ne Kryeministri, duke dhene mesazhe urgjente per qytetaret dhe per situaten e krijuar me koronavirusin.

Rama theksoi se do te vendosen gjoba te larta, per ata qe nuk vetekarantinohen, pas ardhjes nga Italia. Pak sekonda me pare si u konfirmua dalja e ushtrise ne rruge, Rama e ritheksoi kete fakt, duke treguar dhe detaje.

“Postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do të verifikojnë nëse ka të ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit të cilët ndalohen të dalin nga shtëpia. Nga nesër kush prej tyre do të kapet në rrugë, do të dënohet me 5 mijë euro gjobë. Do të ndalohet të largohet nesër në Itali pas ikjes së epidemisë nëse nuk do të ketë paguar gjobën. Ju kërkoj shumë ndjesë është një masë që në kushte normale do të ishte absurditet, nuk do doja kurrë t’ua kërkoja këtë, por kjo nuk është një kohë normale, futeni në kokë, është një kohë lufte me një armik që nuk duket por është rreth secilit prej nesh. DO ta kalojmë siç klauam tragjedinë e 26 nëntorit ku dolëm më të fortë”,- u shpreh  Rama, ku tregoi dhe pamjet teksa lante duart, si nje shembull per sensibilizim.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2474643266120929/?t=13

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY