Ushtria dhe Policia nga nesër në terren, verifikim të ardhurve nga Italia...

Ushtria dhe Policia nga nesër në terren, verifikim të ardhurve nga Italia që nuk respektojnë vetëkarantinën

296
0
Shares

Nga nesër Ushtria dhe Policia e Shtetit do të zbresin në terren për të gjithë qytetarët e “pabindur” që nuk vetëkarantinohen, edhe pse kanë ardhur nga Italia.

Një vendim i tillë është marrë ditën e sotme, të cilën Report Tv e mëson ekskluzivisht, ku bëhet fjalë për ngritjen e postoblloqeve në lagjet ky jetojnë qytetarët të cilët kanë një histori udhëtimi në Itali dhe nuk vetëkarantinohen për 14 ditë ose e shkelin atë.

Bazuar të dhënave që janë marrë nga sistemi i TIMS, qytetarët do të jenë në monitorim të vazhdueshëm nga policia dhe ushtria, të cilët nëse nuk vetë-karantinohet atëherë do të bëhet izolimi i tyre i detyrueshëm në shtëpi, ose në karantinën që është vënë në dispozicion në Konvaleshencë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY