Këshillim për koronavirusin në Shqipëri, ja ku mjekët u përgjigjen falas të...

Këshillim për koronavirusin në Shqipëri, ja ku mjekët u përgjigjen falas të gjithë qytetarëve

37
0
Shares

Telemjekësia është shërbimi mjekësor nga distanca, përmes përdorimit të telefonit me internet që mundëson shkëmbimin e informacionit ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Ky shërbim në Tiranë ofrohet nga Teledoc. Në Teledoc ju mund të kërkoni mjekun e përgjithshëm, dhe jo vetëm.

Pacientët të cilët duan të takojnë për vizitë mjekët specialistë të Teledoc, mund të paraqiten në klinikë. Ndërkohë mjekët e Teledoc  ju këshillojnë nëpërmjet platformës online për CoVid-19.

Si funksionon?

Deri më tani në Shqipëri Teledoc përdoret nga 1000 qytetarë, ata marrin shërbimin e tyre duke u abonuar në kartat individuale dhe ato familjare. Ndërsa sot Teledoc ka vendosur tu përgjigjet të gjithë qytetarëve falas, mjafton të shkarkoni në telefonin apo ipadin tuaj aplikacionin Teledoc global.

“Me rastin e situatës kritike që ne po kalojmë Teledoc global ka vendosur një linjë falas për të gjithë personat të cilët mendojnë që mund të kenë simptomat e gripit. Në momentin që ata janë të shqetësuar mund të shkarkojnë aplikacionin Teledoc global të regjistrohen në faqen Teledoc. global si dhe emailin e tyre më pas do t’iu vijnë të dhënat që mund ta përdorin këtë aplikacion falas pra pa pagesë. Kjo ofertë do të jetë për dy javë”, shton Besa Mulita.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY