E RENDE/Viktima në Durrës pati kontakt me 23 mjekë dhe 16 infermierë,...

E RENDE/Viktima në Durrës pati kontakt me 23 mjekë dhe 16 infermierë, punonjësit “izolohen” në shtëpi

117
0
Shares

73-vjeçarja e prekur me COVID-19, ndërroi jetë në spitalin e Durrësit, ndersa u zbulua se vuante dhe nga disa sëmundje të tjera të rënda.

Ky është një ndër rastet më të rënda në Shqipëri, pasi e moshuara ndodhej prej shtatë ditësh në spital dhe vetëm ditën e djeshme u konfirmua se ajo ishte prekur nga koronavirusi. Por, ajo mund ta ketë transmetuar virusin vdekjeprurës edhe te shumë mjekë, infermierë e pacientë tjerë në spital.

“BalkanWeb” mëson se e infektuara ka pasur kontakt direkt me 16 infermierë, 23 mjekë dhe 6 sanitarë të Repartit të Patologjisë, të cilët sot nuk janë paraqitur në punë, nga frika se mund të jenë prekur nga virusi vdekjeprurës.

Të gjithë ëtyre punonjësve të spitalit iu janë marrë mostrat dhe po kryhen analizat për koronavirus pranë Institutit të Shëndetit Publik. Gjithashtu, e moshuara mësohet se ka qëndruar për disa orë në Urgjencë, ku ka bërë vizitat, dhe më pas i janë bërë letrat për shtrim.

vijon..
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY