Drogat e forta, 12 te proceduar nga policia e Korces

Drogat e forta, 12 te proceduar nga policia e Korces

50
0
Shares

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Sprinter” pas një hetimi 1 mujor, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.

Jane proceduar 12 shtetas, nga të cilët 2 të arrestuar në flagrancë dhe 10 të tjerë në gjendje të lirë.

Sekuestrohen 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, si edhe sasi metadoni.

Detajet e policise:

Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, pas një hetimi 1 mujor kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Sprinter” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. L., 38 vjeç dhe J. K., 27 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj 10 shtetasve të tjerë, banues në Korçë, Pogradec dhe Maliq.

Gjatë zhvillimit të fazave të këtij operacioni, u dokumentua me prova ligjore aktiviteti kriminal i shtetasve të mësipërm, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë kundrejt pagesës, në qytetin e Korçës.

Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, si edhe 4 kokrra metadoni.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY