75 vjeçarja nga Durrësi dyshohet se ka infektuar të tjerë, izolohet dhe...

75 vjeçarja nga Durrësi dyshohet se ka infektuar të tjerë, izolohet dhe stafi mjekësor që i shërbeu

39
0
Shares

75 vjeçarja nga Durrësi e cila është konfirmuar me koronavirus duket se ka infektuar mjaft të tjerë gjatë 10 ditëve që ka qendruar në Shqipëri pas kthimit nga Italia.

Gruaja tashmë është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transferuar nga infektivi në reanimacion duke patur probleme të mëdha me frymëmarrjen.

Sipas ABC News, ajo është kthyer dhjetë ditë më parë nga Italia. 75 vjeçarja ishte paraqitur në spital dhe nuk u ka treguar mjekëve se ishte kthyer nga Italia. Ajo fillimisht është trajtuar për pneumoni dhe është zbuluar se kishte koronavirus pas bërjes së testit.

Sakaq, dyshohet se mund të ketë infektuar mjekët dhe infermierët që i kanë shërbyer.Sot mesohet se mjeket kane hyre ne karantine dhe jane izoluar nga pjesa tjeter e stafit mjekesor.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY