Studimi për koronavirusin që jep shpresë, ja temperatura mjedisore që cilësohet pikë...

Studimi për koronavirusin që jep shpresë, ja temperatura mjedisore që cilësohet pikë kthese

60
0
Shares

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste Edmond Panariti ka bere nje reagim te fundit lidhur me përhapjen e koronavirusit. Sipas Panaritit, temperatura mjedisore është pikë kthese në përhapjen e infeksionit të koronavirusit.

Keshtu shkruan sot ish-ministri i Bujqesise, Edmond Panariti, teksa poston te dhena rreth studimit qe duken shpresedhenese lidhur me dinamiken e perhapjes se virusit te frikshem qe deri me tani ka shenuar 6 te prekur ne vendin tone.

Ka dalë nje e dhene mjaft interesante! Numri i rasteve te infeksionit me koronavirus eshte rritur ne menyre lineare me temperaturën e mjedisit deri kur ajo ka shenuar vleren 8.72 grade celsius”- shkruan ai, referuar ketij studimi.

Postimi i Panaritit

Temperatura mjedisore 8.72 grade celsius pikë kthese ne perhapjen e infeksionit te koronavirusit!

Nje studim mbi dinamiken e perhapjes se coronavirusit i cili na jep shpresë!

Vete Presidenti Donald Trump ne daljet publike ka theksuar se me ngrohjen e motit dhe hyrjen e Prillit, kurba e infeksionit të koronavirusit do te bjere ndjeshem.
Por Center of Diseases Control e Amerikes dhe shumë qendra te tjera kerkimore universitare, shprehen se megjithëse urojnë per vertetesine e parashikimit te presidentit nuk mundet ende ta vertetojne ate..

Por duket se nje studim i kryer nga nje grup shkencetaresh te rajonit te Guanxhout dhe Harvard School of Public Health, deshmon se dinamika e perhapjes se coronavirusit ndikohet ndjeshem nga faktorët klimatike si temperatura, lageshtia.

Ky studim ka marrë ne shqyrtim te gjitha rastet me koronavirus të shfaqura globalisht, perfshire edhe rastet ne mbi 400 qytete ne Kine qe nga data 20 Janar deri në 4 Shkurt.
Keto te dhena epidemiologjike, jane modeluar krahasuar dhe perpunuar në menyre kompjuterike me treguesit meteorologjike te ketij harku kohor ne zonat perkatese ..
Ka dalë nje e dhene mjaft interesante! Numri i rasteve te infeksionit me koronavirus eshte rritur ne menyre lineare me temperaturën e mjedisit deri kur ajo ka shenuar vleren 8.72 grade celsius.

Por me rritjen e metejshme te temperatures se mjedisit, numri i rasteve ka shenuar renie.
Por ne studim thuhet se vetëm temperatura dhe ndryshimi i motit, pa masat parandaluese te forta nuk do te mund ta kontrollojë e vetme infeksionin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY