Koronavirusi, pezullohen të gjitha gjyqet në Shqipëri

Koronavirusi, pezullohen të gjitha gjyqet në Shqipëri

57
0
Shares

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar veprimatrinë e shërbimeve gjyqësore për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë ku deri tani janë regjistruar 10 raste.

KLGJ njofton publikun për pezullimin të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e vendit të juridiksionit të përgjithshëm dhe të posaçëm, për shkak të situatës së krijuar nga infeksioni i përhapur Covid-19.

Megjithatë, KLGJ ka vendosur që të përjashtohet nga efektet e pezullimit veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështje të “natyrës së ngushme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari”.

Gjithashtu, përjashtohen nga efektet e pezullimit, “seancat e vlerësimit të masavet ë sigurisë, seancat në të cilat janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë me burg, dhe kur të arrestuarit, i pandehuri ose mbrojtësit e tyre e kërkojnë shprehimisht që të vijohet me shqyrtimin e tyre”. Kohëzgjatja e këtij vendimi do të jetë për një periudhë dy javore, thotë KLGJ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY