Drejtori i Urgjencës: Nuk fshihem! Patjetër që do të ketë rritje të...

Drejtori i Urgjencës: Nuk fshihem! Patjetër që do të ketë rritje të numrit të personave!

54
0
Shares

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj paralajmëroi se rastet me koronavirus pritet të shtohen.

Gjatë daljes në konferencë për mediat, ai tha se jemi në prag të një epidemi, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të parandaluar përhapjen në masë. Brataj tha gjithashtu se 90% e rasteve që shfaqin simtoma kurohen në shtëpi.

Skënder Brataj: Është normale të ketë shqetësim, të ketë panik. Është detyra jonë të informojmë çdo qytetar. Nuk fshihem, patjetër që do të ketë rritje të numrit të personave, jemi në  fillimin e një pamdemie botërore. Janë disa gjëra që ne i njohim. Është trefishuar numri i njerëzve që marrin urgjencën. 83% e njerëzve nuk shfaqin simptoma dhe mbi 90% e rasteve që shfaqin simptoma kurohen në shtëpi. Ne duam bashkëpunim dhe mirëkuptim ti përgjigjmi kësaj situate. Duhet të të jemi të ndërgjegjshëm, të qëndrojmë në shtëpi. E parandaloi Kina, i mori masat Italia.

Ai tha më tej se të gjithë qytetarët duhet t`u përgjigjen apelit të mjekëve lidhur me masat parandaluese. Brataj theksoi se qytetarët duhet të telefonojnë në numrin e urgjencës, 127, dhe aty do të informohen për çdo gjë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY