“TVSH në shërbim të arsimimit të nxënësve”, Fuga: Të mos shohim më...

“TVSH në shërbim të arsimimit të nxënësve”, Fuga: Të mos shohim më Neimin si e hedhin në Kurbnesh

98
0
Shares

Ish-zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj, propozoi me heret që të bëhet realizimi i e modeleve të mësimit, nepermjet TVSh, në nje nga kanalet e dedikuara për arsimin detyrues.

Ky propozim erdhi pas vendimit per te mbyllur shkollat dhe çdo institucion arsimor pas dy rasteve me koronavirus qe u shenuan kete te hene ne vend.

Pedagogu Artan Fuga, në një shkrim në rrjetet sociale ka mbështetur idenë e ish ministres, ku thekson se televizioni publik mund të jetë në shërbim të nxënësve në këtë kohë krizash.

Televizioni Publik në shërbim të arsimimit të nxënësve në kohë krizash!

Eshtë e krejt e mundshme që me përjashtim të kanalit të parë të Radiotelevizionit publik shqiptar, të gjitha kanalet e tjera të vendosen në shërbimit të mësimdhënies në distancë për arsimin parauniversitar, sipas programeve të ndara për klasat e cikleve të ndryshme, me mësuesit më të mirë.Nga mengjesi deri në darkë!Të njoftohen oraret javore!

Me Internet nuk bëhet dot sepse jo të gjithë kanë akses në familjet e tyre!Me mësuesit më të mirë!

Në vend të na transmetojnë filma që janë parë çdo ditë nga dhjetra herë apo të na transmetojnë programe pa vlerë le të vendosen në shërbimin publik!

Përndryshe hajde shohim Dedën si lidh fijet, Neimin si e hedhin në Kurbnesh, punën e komisarit që ishte lojë dhe sidomos Lezen gjithë lezet në majë të eskavatorit!

T’u shërbejnë familjeve në bashkëpunim me dikasterin e arsimit! Prandaj na kushtojnë sa qimet e kokës!”- shkruan Fuga.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY