Mbrojtja nga Koronavirusi edhe në televizione, në emisione mungon publiku

Mbrojtja nga Koronavirusi edhe në televizione, në emisione mungon publiku

92
0
Shares

Shqipera zyrtarisht eshte e prekur nga koronavirusi, ku deri tani flasim per 2 te infektuar. Vendi filloi te marre masa dhe nje prej tyre  është shmangia e hapësirave publike ku mblidhen turma të mëdha njerëzish.

Kjo është dhe arsyeja pse “Në kurthin e Piter Panit” nga moderatorja Alketa Vejsiu është zhvilluar mbrëmjen e sotme pa praninë e publikut.

Moderatorja iu ka bërë të gjithëve thirrje të qëndrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më shumë kujdes për veten.

Në ekran u shfaqën disa nga këshillat bazë të cilat Alketa i lexoi në emision. “Mbani distancë nga njerëzit që kolliten apo tështijnë”, “Shmangni prekjen e fytyrës dhe lani duart sa më shpesh”, “Fërkojini duart për të paktën 20 sekonda me ujë të ngrohtë dhe sapun”, “Qëndroni në shtëpi për të ndaluar përhapjen e sëmundjes”, etj.

Sakaq dhe emisioni i pasdites me Bieta Sulon ne Top Channel u zhvillua pa pranine e publikut dhe si duket situata do te vijoje e tille deri ne normalizimin e situates.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY