Koronavirusi/A ka nevojë për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare? Meta kërkesa...

Koronavirusi/A ka nevojë për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare? Meta kërkesa qeverisë

28
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot para mediave për të apeluar dhe njëherë për përgjegjshmëri maksimale për të përballuar situatën nga koronavirusi pas konfirmimit të dy rasteve të para në Shqipëri. Meta i ftoi qytetarët ta përballojnë me qetësi këtë situatë.

Meta tha se që në 31 janar ka kërkuar publikisht marrjen e masave nga qeveria shqiptare, nëse vendi ynë do të përballej me këtë virus.

“Ftoj qytetarët të përballojnë me përgjegjësi dhe qetësi këtë situatë, të respektojnë me rigorozitet protokollet mjekësore. Nuk ka vend për panik, por nuk ka vend kurrësesi për nënvlerësimin më të vogël nga të gjithë institucionet. Në këtë situatë kërkohet përgjegjësi maksimale. U bëj thirrje të gjitha institucioneve që të marrin masa për sigurimin e mjeteve mbrojtëse të domosdoshme, veçanërisht për mjekët dhe infermierët”, tha Meta.

Me tej ai shtoi detaje nese do te duhet te mbledhe Keshillin e Sigurise Kombetare.

“Nuk është koha të zhvillojmë mbledhje mbi mbledhje. Që më 30 janar kam kërkuar të merren masa. Edhe dje kam bërë një kërkesë edhe më të fortë për përshkallëzimin e masave. Qeveria ka marrë një sërë masash në këtë drejtimBesoj se veprimet po bëhen në përgjegjësi të plotë. Nga dita e sotme edhe në presidencë kemi një task forcë dhe do të kemi dhe një adresë pë të cilët shohin në nvlerësime për pesona të caktuar apo nuk marrin trajtimin e duhur.

LIVE – Komunikim me mediat

Publiée par Ilir Meta sur Lundi 9 mars 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY