Bashkia Tiranë merr masat: Varrimet të bëhen pa njerëz, të mos jepet...

Bashkia Tiranë merr masat: Varrimet të bëhen pa njerëz, të mos jepet dora në funerale!

33
0
Shares

Bashkia e Tiranës i kërkon qytetarëve që të shmangin grumbullimin e njerëzve në funerale dhe të mos kryhet më rituali i dhënies së dorës në respekt të familjarëve të të ndjerëve.

Pohimin e bëri sot kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin dhënien e dorës, madje edhe nëpër funerale apo dhe në ambiente të tjera.

Ka disa aktivitete që menaxhohen nga bashkia e Tiranës, shërbimi funeral, celebrimet, disa shërbime të tjera, që ka disa tradita të mira shqiptare, që ne shkojmë dhe bëjmë për njëri-tjetrin. Duke qenë se jemi në situatë emergjence ajo që kërkohet në situata të tilla, në tubime të mëdha, është që në takime ku duhet të japim dorën dhe ngushëllojmë përmes dhënies së dorës, do të duhet të mos e bëjmë më këtë, por të gjejmë mënyra alternative për të shprehur keqardhjen,-eshte shprehur ai.

Gjithashtu, Bashkia u ka kerkuar dhe studenteve te lene konviktet sa me pare, per te mos nxituar keshtu perhapjen e koronavirusit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY