24 kontakte te te infektuarve po ndiqen nga afer, babe e bir...

24 kontakte te te infektuarve po ndiqen nga afer, babe e bir me lokal dhe disa biznese

120
0
Shares

Silva Bino, shefe e Departamentit te Epidemiolgojise dhe Kontrollit te Semundjeve Infektive ne  Institutin e Shendetit Publik ka deklaruar masat e marra ne perpjekje te kufizimit te perhapjes se semundjes. 

Ajo tha ne nje konference per shtyp se jane gjurmuar 8 kontaktet e ngushta te pacienteve, qe mbreme, sapo dolen analizat, nderkohe qe sot jane vetekarantinuar ne menyre te kontrolluar 24 persona, qe kane pasur kontakt me dy te prekurit.

“Gjurmuam 8 kontaktet e ngushta që mbrëmë në darkë, pas daljes së ekzaminimeve, janë marrë mostrat që janë në proces, sot janë gjurmuar 24 kontakte që janë vetëkarantinuar, i kontrolluar, po ju merren mostrat dhe janë këshilluar lidhur me to”0 tha Bino.

Ajo beri me dije se jane gjurmuar edhe kontaktet e largëta. “Kontakte qe ne i quajmë kontaktet e dyta për te qenë sa më të sigurt, ne jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes dhe është shumë e rëndësishme bashkëpunimi i qytetarëve, pacientët janë treguar korrektë lidhur me identifikimin e kontakteve dhe më pas kemi bërë gjurmimin”-tha Bino.

Mësohet se dy të infektuarit kanë disa biznese në kryeqytet. Mes bizneseve është dhe një lokal mbrapa hotel ‘Diplomat 2’, rruga ‘Irfan Tomini’, në Tiranës e Re, shkruan gazeta Fjala.

Raportohet se 28-vjeçari  ka udhëtuar nga Italia që prej 26 shkurtit përmes pikës Doganore të Muriqanit dhe më pas ka infektuar dhe të atin.

Gjendja shëndetësore e dy personave të infektuar është e stabilizuar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY