ARRSH, ja situata e rrugëve pas shiut dhe borës në fundjavë

ARRSH, ja situata e rrugëve pas shiut dhe borës në fundjavë

39
0
Shares

Gjatë natës ka patur reshje bore dhe reshje me intensitet të lartë shiu në veri dhe jug të vendit.

Reshje bore ka pasur në Q. Mali-Fierzë, B.Curri-Valbonë, Pukë-Fushë-Arrës-Shemri, Fushë Arrës-Q.Mali, pjesët fundore të akseve U. Cerenecit- Steblevë, dhe Kuben-Vasije.

Qarkullimi vazhdon normalisht, pa zinxhirë, në të gjithë rajonin e veriut, njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Në segmentin Fushë Studë-Steblevë ka rreth 5-7cm dëborë, por nuk ka probleme me qarkullimin.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh dhe rënie dherash në akset rrugore:

Në aksin Berat-Çorovodë, që ka sjellë vështirësi në qarkullim për disa minuta, aktualisht rruga është pastruar dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm pasi mund të ketë përsëri rënie gurësh për shkak të reshjeve.

Në km 12 të aksit Maliq-Lozhanë pati rënie të një masivi dherash dhe pemesh, të cilën kontraktorët e mirëmbajtjes e pastruan dhe tani qarkullimi vazhdon normalisht.

Në aksin Çorovodë-Hambull pati rënie guresh, u pastruan nga kontraktori qarkullimi vazhdon normalisht.

Në aksin Këlcyrë-Përmet pati dalje të disa përenjve anësorë duke sjellë në rrugë dhera dhe gurë, aksi u pastrua nga kontraktori, qarkullimi vazhdon normalisht.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Fotografia e Autoriteti Rrugor Shqiptar - Faqja Zyrtare

Fotografia e Autoriteti Rrugor Shqiptar - Faqja Zyrtare

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY