Ngjarje e rende ne Durres, dhunon rende gruan dhe pastaj tenton te...

Ngjarje e rende ne Durres, dhunon rende gruan dhe pastaj tenton te vetvaret

103
0
Shares

Një ngjarje e rënde ndodhi rreth orës 22:15 te se premtes në një familje në Durrës në lagjen Nr.13.

50 vjecari A.H  ka dhunuar brenda banesës bashkëshorten e tij E.H, 42 vjece.
Si pasojë e dhunës 42 vjeçarja ka humbur ndjenjat dhe bashkëshorti i saj duke menduar se ajo ka vdekur ka tentuar të vetevritet.

Policia e cila ishte njoftuar në  kohë për konfliktin arrin të shpëtojë 50 vjeçarin dhe ka bërë të mundur shoqërimin e tij në komisariat ndërsa gruaja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Informacion paraprak:

Më datë 06.03.2020, rreth orës 22:15, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi A.H.,50 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.H.,42 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më pas shtetasi A.H., ka tentuar të vetëvaret, por është shpëtuar në kohë nga forcat e policisë të cilët më pas e kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY