Maskat grabisin farmacinë e bashkëshortes së Ylli Bakës, policia jep detaje mbi...

Maskat grabisin farmacinë e bashkëshortes së Ylli Bakës, policia jep detaje mbi vlerën e medikamenteve

71
0
Shares

Pas bërjes publike të lajmit, sipas të cilit farmacia e bashkëshortes së këngëtarit Ylli Baka kishte rënë pre e grabitjes, vjen më në fund reagimi i Policisë së Elbasanit.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja në fjalë ka ndodhur më 26.02.2020, në fshatin Papër, Elbasan,  ku gjatë natës është vjedhur një farmaci ku janë marrë medikamente me vlerë rreth 2.5 milion lekë.

Njoftimi i plotë:

Elbasan – Në pergjigje te interesit te disa mediave, lidhur me lajmin për vjedhjen e një farmacie, informojmë se: Në datë 26.02.2020, në fshatin Papër, Elbasan, gjatë natës është vjedhur një farmaci ku janë marrë medikamente me vlerë rreth 2.5 milion lekë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme. Vijon intensivisht puna për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Njoftimi eshte publikuar ne faqen zyrtare te Policise se Shtetit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY